Arrestohet një person në Merdare, i gjendet një armë zjarri në valixhe

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit, policia kufitare në pikë kalimin kufitar në Merdare, gjatë kontrollit në një autobus në një valixhe ka hasur në një pistoletë. “Referuar këtij rasti hetues kompetent të policisë kufitare janë marr me rastin, kanë përcjellë rastin deri në Pejë (për identifikimin e pronarit…

Lajme

05/12/2022 18:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit, policia kufitare në pikë kalimin kufitar në Merdare, gjatë kontrollit në një autobus në një valixhe ka hasur në një pistoletë.

“Referuar këtij rasti hetues kompetent të policisë kufitare janë marr me rastin, kanë përcjellë rastin deri në Pejë (për identifikimin e pronarit të valixhes, e cila është marr nga një person në Pejë), i cili menjëherë është arrestuar, intervistuar në stacion policor dhe në bashkëpunim me stacionin policor në Pejë, është iniciuar rasti si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.

Tutje u tha se në konsultim me prokurorinë personi në fjalë, pas intervistimit është liruar dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme./Lajmi.net/