Arrestohet një person në Gjilan, po kërkohej nga Gjykata për dhënie ryshfeti
Është arrestuar një person në Gjilan i cili po kërkohej me urdhëararrest nga Gjykata Themelore në Gjilan për të vuajtur dënimin me 18 muaj burgim. Ai ishte dënuar nga Gjykata për veprën “Dhënie ryshfeti”. “Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë…
Lajme
Është arrestuar një person në Gjilan i cili po kërkohej me urdhëararrest nga Gjykata Themelore në Gjilan për të vuajtur dënimin me 18 muaj burgim.
Ai ishte dënuar nga Gjykata për veprën “Dhënie ryshfeti”.
“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/.