Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’i vrasë dy të tjerë derisa ishin në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë në Gjakovë. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se si pasojë e të shtënave është goditur vetura në të cilën ndodheshin dy viktimat. Lidhur me rastin nuk raportohet për të plagosur. Ndërkaq të…

Lajme

25/02/2025 10:05

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se si pasojë e të shtënave është goditur vetura në të cilën ndodheshin dy viktimat.

Lidhur me rastin nuk raportohet për të plagosur.

Ndërkaq të dyshuarit i është konfiskuar një armë zjarri me 17 copë fishekë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/