Arrestohet një person në Gjakovë pas të shtënave me armë zjarri
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Rogovë të Gjakovës, ndërsa policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet se është përdorur në rast. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 19 maj 2026, rreth orës 21:53. Pas raportimit për të shtëna me armë,…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Rogovë të Gjakovës, ndërsa policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet se është përdorur në rast.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 19 maj 2026, rreth orës 21:53. Pas raportimit për të shtëna me armë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja.
Policia ka bërë të ditur se më 20 maj është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, ndërsa gjatë kontrollit tek ai është konfiskuar edhe një armë – pistoletë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/