Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për tri raste të vjedhjeve të rënda
Policia e Kosovës në Gjakovë, ka njoftuar se dje kanë arritur të arrestojnë një person. Personi i arrestuar është A.B, i përfshirë në tri raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur në rrugët “Fan S. Noli”, “UÇK” dhe “Marin Barleti” në Gjakovë. “Me urdhër të prokurorit ky person është dërguar në mbajtje për 48…
Lajme
Policia e Kosovës në Gjakovë, ka njoftuar se dje kanë arritur të arrestojnë një person.
Personi i arrestuar është A.B, i përfshirë në tri raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur në rrugët “Fan S. Noli”, “UÇK” dhe “Marin Barleti” në Gjakovë.
“Me urdhër të prokurorit ky person është dërguar në mbajtje për 48 orë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: