Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunim e posedim të paautorizuar të armëve e narkotikëve
Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që dyshohet të ketë kryer disa vepra penale. I njëjti sipas raportit të Policisë dyshohet për dhunim, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve, shkruan lajmi.net. Në lidhje me rastin, një viktimë është dërguar për tretman mjekësor ndërsa me urdhër të Prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë…

Lajme
Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që dyshohet të ketë kryer disa vepra penale.
I njëjti sipas raportit të Policisë dyshohet për dhunim, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me rastin, një viktimë është dërguar për tretman mjekësor ndërsa me urdhër të Prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë CZ me një karikator me 10 fishekë dhe 3.12 gram substancë narkotike e llojit kokainë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/
Detaje nga raporti i Policisë:
Fushë Kosovë 19.08.2025-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se, i njejti kishte kryer veprat e lartcekura. Një viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete CZ me një karikator me 10 fishekë dhe 3.12 gram substancë narkotike e llojit Kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.