Arrestohet një person në Ferizaj për tregti të ndaluar dhe kontrabandë me mallra, iu gjetën në shtëpi shuma të mëdha parash

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NjRHKEK) Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Personi, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale. Gjatë trajtimit të rastit, policia në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit…

Lajme

10/10/2024 10:39

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NjRHKEK) Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Personi, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale.

Gjatë trajtimit të rastit, policia në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit B.M., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur:

  • 485 (njëqind e gjashtëdhjetë e njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) euro,
  • 2320 (dymijë e treqind e njëzet) franga zvicerane,
  • 2300 (dymijë e treqind) dollar amerikan,
  • 850 (tetëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) denar maqedonas,
  • 696 kilogram mjaltë (produkt i dyshimtë pa prejardhje),
  • 250 kilogram fasule (pa prejardhje),
  • Një pushkë e gjatë (pushkë ajrore),
  • Një revole,
  • Një veturë dhe
  • Një telefon.

Për rastin me mallin e kontrabandë (mjalti dhe fasulja), është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës,  me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh.