Arrestohet një person në Bërnjak iu gjetën fanella e vizitkarta me mbishkrime nacionaliste

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Bërnjak. Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar shtatë fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. “NXITJE E…

Lajme

24/10/2024 09:26

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Bërnjak.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar shtatë fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

NXITJE E URREJTJES, PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT SPK Bërnjak / 23.10.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”./Lajmi.net/