​Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata në Ferizaj

Sot, rreth orës 15:30, në rrugën “Fatmir Ratkoceri” në Ferizaj, Policia Rajonale ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata. I arrestuari me inicialet G.Xh., i moshës 17-vjeçare, ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale dhunim për të cilën ishte dënuar me…

Lajme

14/05/2025 17:31

Sot, rreth orës 15:30, në rrugën “Fatmir Ratkoceri” në Ferizaj, Policia Rajonale ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.

I arrestuari me inicialet G.Xh., i moshës 17-vjeçare, ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale dhunim për të cilën ishte dënuar me tri vjet burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.