Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar sot një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Sipas njoftimit të Policisë, operacioni ndërlidhet me një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur më 28 dhjetor 2025 në Prishtinë, transmeton lajmi.net. I dyshuari, G.P.,…
Lajme
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar sot një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit të Policisë, operacioni ndërlidhet me një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur më 28 dhjetor 2025 në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
I dyshuari, G.P., mashkull 42-vjeçar, pas arrestimit është intervistuar në prani të organeve kompetente dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./lajmi.net/