Arrestohet një person, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në protestat e majit të 2023-tës
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se bashkë me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, kanë arrestuar S.R. I njëjti dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në protestat e majit të vitit 2023, shkruan lajmi.net. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim…
Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se bashkë me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, kanë arrestuar S.R.
I njëjti dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në protestat e majit të vitit 2023, shkruan lajmi.net.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, ka njoftuar Prokuroria Speciale. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: