Arrestohet një person i dyshimtë për organizim të skemave piramidale në Podujevë

Një person i dyshimtë është arrestuar mbrëmë në Podujevë nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale. Sipas informacioneve zyrtare thuhet se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, një laptop dhe një shumë parashë. I arrestuari me inicialet E.M me autorizim të prokurorit është…

Lajme

17/04/2025 09:07

Një person i dyshimtë është arrestuar mbrëmë në Podujevë nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale.

Sipas informacioneve zyrtare thuhet se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, një laptop dhe një shumë parashë.

I arrestuari me inicialet E.M me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit  policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale./Lajmi.net/