Arrestohet një person dyshohet për falsifikim dokumenti

Një shtetas i Turqisë është arrestuar me dyshimin për falsifikim të dokumentit përkatësisht pasaportë franceze. Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 ka arrestuar një shtetas të Turqisë me dyshimin për falsifikim të dokumentit. ‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që tek i njëjti janë gjetur dy pasaporta franceze…

Lajme

05/10/2024 08:59

Një shtetas i Turqisë është arrestuar me dyshimin për falsifikim të dokumentit përkatësisht pasaportë franceze.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 ka arrestuar një shtetas të Turqisë me dyshimin për falsifikim të dokumentit.

‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që tek i njëjti janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara. Pasaportat janë konfiskuar’’.

Tutje policia ka njoftuar se i  dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/