Arrestohet një mjek në Pejë, kërkoi 100 euro për operim

Pasditen e së shtunës, Policia e Kosovës ka pranuar një njoftim se në një spital në Pejë, një mjek i ka kërkuar ryshfet prindit të një vajze të shtrirë në spital për ta operuar një paciente.

Lajme

04/01/2015 14:29

“Nga njësitet relevante policore është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar (mjek), pasi që ai për të operuar një paciente femër K/shqiptare, e shtrirë në spital, i ka kërkuar (marrë) nga prindi i pacientes 100 € para të gatshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mjeku i dyshuar është intervistuar, kurse me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.