Arrestohet një mësuese në veri të Mitrovicës, e goditi me shuplakë një nxënës
Policia në veri të Mitrovicës ka arrestuar një mësuese për një rast “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. E dyshuara me inicialet M.P, 56 vjeçare dyshohet se ka goditur me shuplakë një nxënës në orë të mësimit. “Më datë 12.06.2025, në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri është iniciuar rasti “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.…

Lajme
Policia në veri të Mitrovicës ka arrestuar një mësuese për një rast “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
E dyshuara me inicialet M.P, 56 vjeçare dyshohet se ka goditur me shuplakë një nxënës në orë të mësimit.
“Më datë 12.06.2025, në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri është iniciuar rasti “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Rasti është raportuar nga një prindi i cili ka deklaruar se me datë 06.06.2025 një mësuese e një shkolle në Mitrovicë Veri gjatë orës së mësimit e kishte sulmuar fizikisht djalin e ankuesit, nxënës i asaj shkolle duke e goditur me shuplakë. E dyshuara M.P, 56 vjeq është shoqëruar në Stacion Policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/