Arrestohet një kosovar në Vërmicë, dyshohet për kontrabandim me emigrantë

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, pasi dyshohet se po transportonte në mënyrë të paligjshme tre shtetas të Pakistanit. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:20. Tre shtetasit pakistanezë janë identifikuar dhe po trajtohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt,…

Lajme

29/07/2026 09:20

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, pasi dyshohet se po transportonte në mënyrë të paligjshme tre shtetas të Pakistanit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:20. Tre shtetasit pakistanezë janë identifikuar dhe po trajtohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt, raporton lajmi.net

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Rasti është iniciuar si vepër penale “Kontrabandim me emigrantë”./Lajmi.net/