Arrestohet një i mitur në Podujevë, postoi armë në rrjetet sociale

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një i mitur pasi që kishte postuar në rrjetet sociale një armë zjarri të tipit AK-47. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 1 mars. Në njoftimin e Policisë thuhet se është bërë konfiskimi i armës AK-47 me një karikator. Ndryshe pas intervistimit me urdhër të prokurorit…

Lajme

04/03/2025 09:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një i mitur pasi që kishte postuar në rrjetet sociale një armë zjarri të tipit AK-47.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 1 mars.

Në njoftimin e Policisë thuhet se është bërë konfiskimi i armës AK-47 me një karikator.

Ndryshe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/