Arrestohet një i dyshuar, po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për “bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim”
Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar me inicialet M.Sh. Ai po kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale “bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim”. I arrestuar është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore. Njoftimi…
Lajme
Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar me inicialet M.Sh.
Ai po kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale “bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim”.
I arrestuar është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me datë 11.03.2026 rreth orës 23:00, Policia e Kosovës gjegjësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë bërë arrestimin e shtetasit mashkull kosovar M. Sh., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.