Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Podujevë
Është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “sulm seksual”. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, në Podujevë. I dyshuari është intervistuar për t’u dërguar më pas në mbajtje.