Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim në detyrë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se në bashkëpunim dhe në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se personi i dyshuar është ndaluar me…

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se në bashkëpunim dhe në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të shtetit për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ndjekjen e veprave penale, duke vepruar në mënyrë të intensifikuar me qëllim të mbrojtjes së rendit dhe interesit publik”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/