Arrestohet një grua nën dyshimin për vjedhjen e mijëra dollarëve dhe eurove në Pejë
Sot, një person me banim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar në polici se i janë vjedhur shumat prej 176.000 dollarësh dhe 3.750 eurosh në shtëpinë e tij në qyetetin e Pejës. Sipas njoftimit të Policisë, mё 26 janar 2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё…
Lajme
Sot, një person me banim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar në polici se i janë vjedhur shumat prej 176.000 dollarësh dhe 3.750 eurosh në shtëpinë e tij në qyetetin e Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë, mё 26 janar 2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё ka ndodhur njё rast i vjedhjes sё rёndё.
“Ankuesi i cili ёshtё me banim tё pёrkohshёm në SHBA, ka deklaruar se nё shtёpinë e tij nё rrugёn e lartёcekur, në sef ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 (njёqind e shtatёdhjetё e gjashtёmijë e nёntqind) dollarë amerikanë dhe 3750 ( tremijё e shtatёqind e pesёdhjetё) euro, tё cilat i janë vjedhur”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, sot kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarën, e cila dyshohet se ka vjedhur shumёn e tё hollave tё lartcekura.
Sipas policisë, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.