Arrestohet një grua në Fushë Kosovë, e goditi një këmbësor me veturë dhe e bëri për spital
Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur të mërkurën pasdite në Fushë Kosovë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt 2026, rreth orës 16:10, ku një vozitëse kosovare, nga pakujdesia dyshohet se ka goditur një këmbësor mashkull kosovar, transmeton lajmi.net. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar…
Lajme
Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur të mërkurën pasdite në Fushë Kosovë.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt 2026, rreth orës 16:10, ku një vozitëse kosovare, nga pakujdesia dyshohet se ka goditur një këmbësor mashkull kosovar, transmeton lajmi.net.
Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
Postimi i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fushë Kosovë / 05.02.2026 – 16:10. Vozitësja femër kosovare me veturë, nga pakujdesia dyshohet se ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./lajmi.net/