Arrestohet një femër në Lipjan, publikoi video duke gjuajtur me armë në rrjetet sociale

Policia e Kosovës e ka arrestuar një femër në qytetin e Lipjanit. Kjo pasi e njëjta kishte postuar video në rrjetet sociale duke gjuajtur me armë, me datën 29 maj, transmeton lajmi.net Asaj i është sekuestrua pistoleta dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Raporti i plotë i policisë:  MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE…

Lajme

13/08/2025 09:06

Policia e Kosovës e ka arrestuar një femër në qytetin e Lipjanit.

Kjo pasi e njëjta kishte postuar video në rrjetet sociale duke gjuajtur me armë, me datën 29 maj, transmeton lajmi.net

Asaj i është sekuestrua pistoleta dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i policisë: 

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR I ARMËVE /PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

·         Lipjan 29.05.2025-08:30. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare pasi që muaj më parë kishte publikuar një video në rrjet social duke shtënë me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./lajmi.net/