Arrestohet një burrë në Graçanicë, dyshohet për ngacmim seksual dhe sulm fizik ndaj një gruaje

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dhe e ka sulmuar fizikisht një grua në Graçanicë. Policia tha se viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje. “Graçanicë 02.07.2026-12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka sulmuar fizikisht…

Lajme

03/07/2026 09:55

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dhe e ka sulmuar fizikisht një grua në Graçanicë.

Policia tha se viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.

“Graçanicë 02.07.2026-12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”./Lajmi.net/