Arrestohet një 64-vjeçar në Zubin Potok, rrahu një person
Është arrestuar një person i moshës 64-vjeçare në Zubin Potok. I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe goditur një person pas një mosmarrëveshje. “Me datën 05.11.2025, rreth orës 10:30, në Stacionin Policor në Zubin Potok është raportuar një rast i sulmit fizik. Sipas deklaratave të ankuesit, ai është sulmuar fizikisht dhe goditur nga një…
Lajme
Është arrestuar një person i moshës 64-vjeçare në Zubin Potok.
I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe goditur një person pas një mosmarrëveshje.
“Me datën 05.11.2025, rreth orës 10:30, në Stacionin Policor në Zubin Potok është raportuar një rast i sulmit fizik. Sipas deklaratave të ankuesit, ai është sulmuar fizikisht dhe goditur nga një person i dyshuar pas një mosmarrëveshje”.
“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin K.J. (64 vjeçar), i cili është intervistuar në stacionin policor në Zubin Potok. Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Sulm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.