Arrestohet një 50 vjeçar në Prizren, ishte i dënuar me një vit e dy muaj burg për mashtrim
Një person është arrestuar dje në Prizren. I arrestuari nga Policia e Kosovës, është i dyshuari E.S, 50 vjeçar nga Prizreni, shkruan lajmi.net. Ai po kërkohej dhe kishte shtatë urdhër-arreste aktive. “Ai është i dënuar me një vit e dy muaj e gjysmë burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren. I…
Lajme
Një person është arrestuar dje në Prizren.
I arrestuari nga Policia e Kosovës, është i dyshuari E.S, 50 vjeçar nga Prizreni, shkruan lajmi.net.
Ai po kërkohej dhe kishte shtatë urdhër-arreste aktive.
“Ai është i dënuar me një vit e dy muaj e gjysmë burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren. I arrestuari është dënuar për veprën penale “Mashtrim” sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar Policia.
Pas arrestimit, E.S. fillimisht është dërguar në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: