Arrestohet një 48 vjeçar në Prishtinë, ishte i dënuar me 1 vit burgim për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një operacion i tillë, sipas Policisë së Kosovës është realizuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë nga zyrtarët policor të stacionit Jugu, të cilët kanë arrestuar një…

Lajme

04/09/2025 10:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Një operacion i tillë, sipas Policisë së Kosovës është realizuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë nga zyrtarët policor të stacionit Jugu, të cilët kanë arrestuar një person.

“Ata kanë arritur të arrestojnë personin e kërkuar: -A.K mashkull, 48 vjeç, i cili konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1 vit), për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i Policisë: