Arrestohet një 34 vjeçar në Prishtinë, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektronike

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, ka njoftuar se kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar për vjedhje të pajisjeve elektronike. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 9 janar të këtij viti, ndërsa i arrestuari është E.S, 34 vjeçar, shkruan lajmi.net. “Po ashtu, njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë dhe sekuestrojnë sendet e vjedhura,…

Lajme

15/01/2026 09:55

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, ka njoftuar se kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar për vjedhje të pajisjeve elektronike.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 9 janar të këtij viti, ndërsa i arrestuari është E.S, 34 vjeçar, shkruan lajmi.net.

“Po ashtu, njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë dhe sekuestrojnë sendet e vjedhura, të cilat pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit të ligjshëm. I dyshuari, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: