Arrestohet një 30 vjeçar në Mitrovicë, gjuajti me armë në një aheng familjar

Sot, në stacionin policor në Mitrovicë është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku janë dëgjuar të shtënat, dhe në vendin e ngjarjës në një aheng familjar në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit pistoletë dhe 7 gëzhoja. “Në cilësi të të…

Lajme

28/06/2025 20:23

Sot, në stacionin policor në Mitrovicë është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku janë dëgjuar të shtënat, dhe në vendin e ngjarjës në një aheng familjar në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit pistoletë dhe 7 gëzhoja.

“Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar B. A., 30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës’’, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë i Policisë: