Arrestohet një 28 vjeçar në Prizren, i kishte dhënë para me fajde një personi me kamatë mbi 100 mijë euro

Një 28 vjeçar në Prizren është arrestuar pasi që dyshohet se ka dhënë para me fajde, duke kryer kështu veprën penale “fajdja”. I dyshuari i kishte dhënë para një personi, një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, e ngarkon me kamata…

Lajme

13/03/2025 10:39

Një 28 vjeçar në Prizren është arrestuar pasi që dyshohet se ka dhënë para me fajde, duke kryer kështu veprën penale “fajdja”.

I dyshuari i kishte dhënë para një personi, një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, e ngarkon me kamata mujore viktimën, kamata të cilat e kalojnë shumën mbi 100000 (një qind mijë) euro.

“Gjatë operacionit policor është kontrolluar banesa e të dyshuarit në Prizren, është arrestuar i dyshuari si dhe janë sekuestruar prova që ndërlidhen me veprën penale. Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti po hetohet nga Sektorin Rajonal i Hetimeve -Prizren. /Lajmi.net/