Arrestohet një 25 vjeçar, ishte i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës në Prishtinë, ka njoftuar se po vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale. “Në këtë kontekst, si rezultat i veprimeve të ndërmarra nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar:…

Lajme

21/05/2026 09:24

Policia e Kosovës në Prishtinë, ka njoftuar se po vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale.

“Në këtë kontekst, si rezultat i veprimeve të ndërmarra nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar: F.B., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, ka njoftuar Policia.

I njëjti, pas arrestimit nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: