Arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë, kërkohej për vrasje në tentativë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lagjen Arbëria të Prishtinës është arrestuar një 23 vjeçar. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari Z.Z kërkohej për veprën penale vrasje në tentativë. Aty është sekuestruar një armë zjarri të cilën personi i dyshuar në përpjekje për ta fshehur, sapo ka vërejtur policinë e ka hedhë…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lagjen Arbëria të Prishtinës është arrestuar një 23 vjeçar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari Z.Z kërkohej për veprën penale vrasje në tentativë.
Aty është sekuestruar një armë zjarri të cilën personi i dyshuar në përpjekje për ta fshehur, sapo ka vërejtur policinë e ka hedhë në oborrin e një shtëpie.
Njoftimi i plotë:
Në Prishtinë arrestohet një person i kërkuar për vrasje në tentativë, sekuestrohet një armë zjarri
Në kuadër të veprimeve operative që po kryejnë zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, të mbështetur nga hetuesit rajonal dhe Njësiti për reagim të shpejtë, është arrestuar një person i dyshuar i cili kërkojej për vrasje në tentativë.
Arrestimi është realizuar dje në lagjen Arbëria, në Prishtinë, ku është sekuestruar një armë zjarri të cilën personi i dyshuar në përpjekje për ta fshehur, sapo ka vërejtur policinë e ka hedhë në oborrin e një shtëpie.
Personi i dyshuar Z. Z. mashkull 23 vjeç, për të cilin rezultonte një urdhëresë aktive, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.