Arrestohet një 20 vjeçar i dënuar me 1 vit burgim për vrasje në tentativë në Prishtinë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës në kryeqytet, ka njoftuar se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar: – A.Sh. mashkull,…

Lajme

30/06/2026 16:13

Policia e Kosovës në kryeqytet, ka njoftuar se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar:

– A.Sh. mashkull, 20 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: