Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e Stuttgartit

Një kosovar i dënuar në Gjermani për një rast vrasje në vitin 1999, është arrestuar në Aeroportin e Stuttgartit me të arritur atje nga Prishtina, raportojnë mediat gjermane, duke iu referuar agjencisë së lajmeve DPA. 53-vjeçari ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Qarkut të Heilbronn me një burgim prej 12 vjet burgim dhe…

Lajme

05/02/2026 11:43

Një kosovar i dënuar në Gjermani për një rast vrasje në vitin 1999, është arrestuar në Aeroportin e Stuttgartit me të arritur atje nga Prishtina, raportojnë mediat gjermane, duke iu referuar agjencisë së lajmeve DPA.

53-vjeçari ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Qarkut të Heilbronn me një burgim prej 12 vjet burgim dhe pesë vjet më vonë ishte dëbuar për në Kosovë, përcjell Reporteri.net.

Ai kishte shkuar në Gjermani fundjavën e kaluar, ku me të arritur është arrestuar dhe është dërguar në Institucionin e Ekzekutimit të Burgut Stuttgart-Stammheim. Atje, ai pritet të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit të tij.

Sipas raportimit, burri kishte shkuar me një fluturim nga Prishtina. Gjatë një kontrolli, u konstatua se kundër tij ekzistonte një urdhër arresti për ekzekutimin e dënimit, sqaroi një zëdhënës i Policisë Federale.

Sipas këtij urdhri, 53-vjeçari duhet të vuajë ende 2.127 ditë burgim. Nëse nuk do të kishte hyrë përsëri në Gjermani, nuk do të kishte pasur probleme.