Arrestohet në Shtime një i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate në Shtime. Sipas njoftimit, hetuesit e Stacionit Policor në Shtime kanë ndaluar personin F. Xh. (30 vjeç), i cili ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të…

Lajme

20/05/2026 20:30

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate në Shtime.

Sipas njoftimit, hetuesit e Stacionit Policor në Shtime kanë ndaluar personin F. Xh. (30 vjeç), i cili ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej katër muaj e gjysmë burgim, për veprën penale “Vjedhje”. /Lajmi.net/