Arrestohet në Rusi, Boris Volfman, i dyshuar për trafikim me organe edhe në Kosovë, gjendej në listën e INTERPOL-it
Autoritetet ruse kanë ndaluar 40 vjeçarin Boris Volfman, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në trafikim të organeve njerëzore, përfshirë edhe një klinikë që kishte funksionuar në Kosovë vite më parë. Volfman ka qenë në listën e Interpolit i kërkuar nga Rrusia, shkruan Metro.co.uk. Ai mund të përballet me deri në 15 vjet burg…

Bota
Autoritetet ruse kanë ndaluar 40 vjeçarin Boris Volfman, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në trafikim të organeve njerëzore, përfshirë edhe një klinikë që kishte funksionuar në Kosovë vite më parë.
Volfman ka qenë në listën e Interpolit i kërkuar nga Rrusia, shkruan Metro.co.uk.
Ai mund të përballet me deri në 15 vjet burg pasi u deportua nga Turqia, sipas raportimeve.
Volfman është akuzuar për drejtimin e një rrjeti trafikimi organesh që shtrihet përtej Atlantikut nga Kosta Rika në Kosovë.
I njëjti ishte ndaluar më parë në Turqi me dyshimin se kishte kërkuar të merrte organe nga refugjatët e varfër sirianë dhe t’ua jepte klientëve të pasur.
Volfman ishte arrestuar vite më parë edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, dhe në Izrael.