Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt
Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri më 26 maj 1999 ka kryer krime lufte. Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë gjatë së shtunës, “Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar nën dyshimin se…
Lajme
Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren.
Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri më 26 maj 1999 ka kryer krime lufte.
Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë gjatë së shtunës,
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me zyrtar policor të MUP-it serb, gjatë periudhës së cekur kohore ka kryer veprën e cekur.”, thuhet në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është duke u hetuar.