Arrestohet në Prizren një 62 vjeçor, dyshohet se ka vjedhur disa qingja në vlerë rreth 1 mijë euro

Policia e Kosovës në Prizren, dje rreth orës 13:00 kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin D.T, 62 vjeçar nga fshati Serbicë e Poshtme e Prizrenit. Ai dyshohet për veprën penale “vjedhje të rëndë”, shkruan lajmi.net. “I njëjti dyshohet se me datën 14.06.2026 ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1000 euro në fshatin Pirane dhe…

Lajme

25/06/2026 10:28

Policia e Kosovës në Prizren, dje rreth orës 13:00 kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin D.T, 62 vjeçar nga fshati Serbicë e Poshtme e Prizrenit.

Ai dyshohet për veprën penale “vjedhje të rëndë”, shkruan lajmi.net.

“I njëjti dyshohet se me datën 14.06.2026 ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1000 euro në fshatin Pirane dhe më pas i ka shitur te persona të ndryshëm. Me vendim të prokurorit të Shtetit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal. Në vazhdim të hetimeve, me datën 24.06.2026, hetuesit policorë kanë gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, qengjat e sekuestruar iu kthyen pronarit të tyre. Hetimet për rastin vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar”, ka njoftuar Policia.

Ata kanë thënë bse mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e pronës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë publike. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: