Arrestohet në Prizren një 25 vjeçar i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë, dërgohet në vuajtje të dënimit
Dje, Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizoj dhe ta arrestoj të kërkuarin me inicialet B.Q, i moshës 25 vjeçare. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me 1 vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren, për veprën penale “vjedhje e rëndë”. “I arrestuari B.Q. fillimisht është sjellë…
Lajme
Dje, Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizoj dhe ta arrestoj të kërkuarin me inicialet B.Q, i moshës 25 vjeçare.
Ai ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me 1 vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
“I arrestuari B.Q. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit. Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: