Arrestohet në Prishtinë një person për kanosje dhe armëmbajte pa leje

Policia ka arrestuar një person për kanosje ndaj një personi tjetër në Prishtinë. Gjatë kontrollit, të njëjtit i është sekuestruar një pistoletë dhe një boks hekuri me thikë.  Në raportin 24 orësh nga Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme thuhet se një person i dyshuar përmes telefonit dhe rrjeteve sociale ka kërcënuar një person…

Lajme

13/01/2023 15:30

Policia ka arrestuar një person për kanosje ndaj një personi tjetër në Prishtinë. Gjatë kontrollit, të njëjtit i është sekuestruar një pistoletë dhe një boks hekuri me thikë. 

Në raportin 24 orësh nga Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme thuhet se një person i dyshuar përmes telefonit dhe rrjeteve sociale ka kërcënuar një person mashkull tjetër, shkruan lajmi.net.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar të dyshuarit një pistoletë dhe një boks hekuri me thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes telefonit dhe rrjeteve sociale e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te i dyshuari njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një boks hekuri me thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/