Arrestohet në Prishtinë i dënuari me 5 vite burgim për “Dhunim”, dërgohet në Burgun e Dubravës
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policia e Kosovës në Prishtinë kanë arrestuar sot (19 shkurt 2026) një person të kërkuar me urdhëresë aktive të gjykatës, në kuadër të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatës”. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari L.M. (22 vjeç), ishte i dënuar me pesë (5) vite burgim për veprën penale…
Lajme
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policia e Kosovës në Prishtinë kanë arrestuar sot (19 shkurt 2026) një person të kërkuar me urdhëresë aktive të gjykatës, në kuadër të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatës”.
Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari L.M. (22 vjeç), ishte i dënuar me pesë (5) vite burgim për veprën penale “Dhunimi”. Arrestimi është realizuar me sukses nga njësitet policore pas ndërmarrjes së veprimeve operative për lokalizimin e tij, transmeton lajmi.net.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgu i Dubravës.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe në garantimin e sundimit të ligjit, duke vazhduar angazhimin maksimal për sigurinë e qytetarëve dhe ruajtjen e rendit publik.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhëresë gjykate i dënuar me pesë vite burgim
Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatës” njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës kanë realizuar me sukses një urdhëresë aktive të gjykatës.
Sot me datë 19.02.2026, është arrestuar personi L.M., (2004), në bazë të urdhëresës së Gjykatës, i dënuar me 5 (pesë) vite burgim për veprën penale “Dhunimi”.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sundimit të ligjit, duke vazhduar angazhimin maksimal për sigurinë e qytetarëve dhe rendin publik./lajmi.net/