Arrestohet në person në Gjakovë, dyshohet se në dy raste të ndryshme ka vjedhur mjete pune
Sot, Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një person me inicialet E.F, i cili është i përfshirë në dy raste të vjedhjeve, njëra prej tyre vjedhje e rëndë. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan lajmi.net. Policia e Kosovës, ka njoftuar se objekt i vjdhjeve kanë qenë mjetet e punës, për të…
Lajme
Sot, Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një person me inicialet E.F, i cili është i përfshirë në dy raste të vjedhjeve, njëra prej tyre vjedhje e rëndë.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan lajmi.net.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se objekt i vjdhjeve kanë qenë mjetet e punës, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.
“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, njësiti i hetimeve ka realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që ndërlidhen drejtpërdrejt me rastet e vjedhjes. Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa nga mjetet e dyshuara, të cilat më pas i janë kthyer pronarit legjitim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, duke vazhduar me veprime profesionale dhe të pandërprera në shërbim të qytetarëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: