Arrestohet në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten në gjendje të dehur
Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 00:20, kur i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan e tij.…
Lajme
Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 00:20, kur i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Pas incidentit, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, por ajo ka refuzuar trajtimin.
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa i dyshuari është intervistuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar. /Lajmi.net/