Arrestohet në Mamushë, një person i dënuar nga Gjykata për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe hyrje të paautorizuar në rrjete kompjuterike

Policia e Kosovës në Mamushë, ka arritur të arrestoj të dënuarin M.J, 38 vjeçar. Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Falsifikim të dokumentit zyrtar (neni 427 paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe Hyrje të paautorizuar në rrjetet kompjuterike (neni 277/D paragrafi 2 i Ligjit Nr.08/L-188)”. “Me vendim të formës së prerë,…

Lajme

20/08/2025 09:20

Policia e Kosovës në Mamushë, ka arritur të arrestoj të dënuarin M.J, 38 vjeçar.

Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Falsifikim të dokumentit zyrtar (neni 427 paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe Hyrje të paautorizuar në rrjetet kompjuterike (neni 277/D paragrafi 2 i Ligjit Nr.08/L-188)”.

“Me vendim të formës së prerë, Gjykata e ka dënuar me 22 muaj burgim efektiv. Patrulla policore , pas një pune të përkushtuar në rrugët operative, ka lokalizuar dhe arrestuar të dënuarin, duke e dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, në përputhje me vendimin gjyqësor. Ky veprim dëshmon përkushtimin e Policisë së Kosovës në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/