Arrestohet në kufirin Serbi – Kroaci Dugagjin Maxhuni, Koci: Nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit

Avokati i njohur kosovar ka njoftuar për një arrestim tjetër në Serbi. Ai ka thënë se gjatë kalimit të kufirit Serbi-Kroaci, dje është ndaluar nga autoritetet serbe Dugagjin Maxhuni nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979. “Fillimisht është ndaluar për verifikim. Pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në…

Lajme

13/08/2026 10:42

Avokati i njohur kosovar ka njoftuar për një arrestim tjetër në Serbi.

Ai ka thënë se gjatë kalimit të kufirit Serbi-Kroaci, dje është ndaluar nga autoritetet serbe Dugagjin Maxhuni nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979.

“Fillimisht është ndaluar për verifikim. Pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë. Për momentin ende nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit. Jam duke i verifikuar informacionet dhe duke e përcjellë rastin”, ka thënë Koci.

Ai ka thënë se derisa politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë.

“E dikush duhet me u kujdesë edhe për qytetarin e Kosovës. Për çdo zhvillim të ri, do t’ju njoftoj”, ka thënë Koci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: