Arrestohet në Kosovë një shtetas turk, dyshohet për krime lufte në zonën e Krushës
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit. Raportohet se i dyshuari dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në Masakrën e Krushës. Klani mëson se të dyshuarin në stacionin e Prizrenit e ka siguruar Prokuroria Themelore e kësaj…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.
Raportohet se i dyshuari dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në Masakrën e Krushës.
Klani mëson se të dyshuarin në stacionin e Prizrenit e ka siguruar Prokuroria Themelore e kësaj komune dhe ia ka ofruar hetuesve nga Hetuesia e Veçantë, që punon me Prokurorinë Speciale.
Mësohet po ashtu se çështja po trajtohet në Departamentin për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.