Arrestohet në Jarinjë personi i kërkuar për falsifikim dokumentesh, në shtëpi i gjenden 45 fishekë dhe pjesë të uniformës së Policisë

Një person është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në Leposaviq, pasi ishte i kërkuar në lidhje me një rast të falsifikimit të dokumenteve. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë më 17 gusht, rreth orës 12:20, shkruan lajmi.net. Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur…

Lajme

18/08/2026 10:16

Një person është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në Leposaviq, pasi ishte i kërkuar në lidhje me një rast të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë më 17 gusht, rreth orës 12:20, shkruan lajmi.net.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 45 fishekë, si dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.

“Po ashtu, në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një telefon me SIM-kartelë”, thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/