Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për 7 raste vjedhjesh në seri, policia zbardh rastet e thyerjeve në lokale afariste
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në shtatë raste të veprave penale kundër pasurisë në Gjakovë. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari B.K. lidhet me pesë raste të veprës penale “vjedhje e rëndë” dhe dy raste të veprës penale “vjedhje”, të cilat kanë ndodhur në lokacione të ndryshme të qytetit. Hetimet…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në shtatë raste të veprave penale kundër pasurisë në Gjakovë.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari B.K. lidhet me pesë raste të veprës penale “vjedhje e rëndë” dhe dy raste të veprës penale “vjedhje”, të cilat kanë ndodhur në lokacione të ndryshme të qytetit.
Hetimet policore kanë rezultuar me sigurimin e provave që e lidhin të dyshuarin me thyerje dhe depërtime me forcë në lokale afariste, ku objekt i vjedhjes kanë qenë kryesisht para të gatshme.
Pas arrestimit dhe intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari, sipas policisë, ka pranuar përgjegjësinë për disa nga veprat penale.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Policia Rajonale në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe në zbardhjen e rasteve penale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. /Lajmi.net/