Arrestohet mjeku popullor “Bio Mulaku”- Akuzohej se u merrte para të shumta qytetarëve kinse për shërim
Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion të gjerë në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë Kosovës. Në prangat e Policisë së Kosovës sot ka përfunduar Nazmi Mulaku, i njohur ndryshe si “Bio Mulaku”. Siç mësohet, i njëjti është arrestuar në lokalin e tij në Vushtrri të cilin…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/07/unnamed-file-7.jpg)
Lajme
Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion të gjerë në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë Kosovës.
Në prangat e Policisë së Kosovës sot ka përfunduar Nazmi Mulaku, i njohur ndryshe si “Bio Mulaku”.
Siç mësohet, i njëjti është arrestuar në lokalin e tij në Vushtrri të cilin e shfrytëzonte për punën e tij “kinse prej doktori”.
Nazmi Mulaku mësohet të jetë arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale-Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe mashtrim.
Duhet përkujtuar që “Bio Mulaku” punonte prej vitesh në Vushtrri, kinse në shërimin e shumë sëmundjeve, madje edhe atyre inekzistente në Mjekësi.
I njëjti lirshëm mund të thirrej si “mjek popullor”. Madje ai shpesh herë ka publikuar edhe video-incizime duke u paraqitur si shërues i problemeve të shumta./Lajmi.net/