Arrestohet mësimdhënësja në Istog, raportohet se duke e rrahur ia theu krahun kunatës
Një mësimdhënëse e ciklit të ulët në Komunën e Istogut raportohet të jetë arrestuar. Të premten që lamë pas Policia e Kosovës ka vënë nën pranga të dyshuarën, Sh. M e cila është mësimdhënëse në shkollën fillore në fshatin Gurrakoc të Istogut. Deri tek arrestimi i mësimdhënëses thuhet të ketë ardhur pasi e njëjta ka…

Lajme
Një mësimdhënëse e ciklit të ulët në Komunën e Istogut raportohet të jetë arrestuar.
Të premten që lamë pas Policia e Kosovës ka vënë nën pranga të dyshuarën, Sh. M e cila është mësimdhënëse në shkollën fillore në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Deri tek arrestimi i mësimdhënëses thuhet të ketë ardhur pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht kunatën e saj, derisa ia ka thyer edhe krahun.
E njëjta raportohet se është dërguar në ndalim për 48 orë.
Sipas informacioneve të deritanishme, e dyshuara nuk është hera e parë që përballet me rendin dhe ligjin.
Ajo kishte pasur probleme të ngjashme edhe më herët.
“Me datë 21. 03 2025, rreth orës 11:40 minuta viktima ka raportuar në stacionin policor Istog, se Sh.M, e ka sulmuar duke e goditur me ç’rast viktima kishte pësuar lëndime. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor Istog, dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit shtetit e dyshuara është ndaluar për 48 orë”, thuhej në njoftimin policor.
Në lidhje me këtë rast lajmi.net ka kërkuar përgjigje dhe nga Prokuroria e Pejës- por deri në momentin e publikimit nuk ka pasur përgjigje./Lajmi.net/